21:32 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Nesër mot më shi dhe ngritje të temperaturave

IHMK njofton se nesër në do të ketë reshje të shiut.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.