18:52 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nesër pastrohet Merdari

Organizata joqeveritare, Let’s Do It Kosova ka paralajmëruar se nesër vullnetarët e saj do të pastrojnë  Merdaren, ku pjesë e iniciativës do të jetë edhe kompania e pastrimit, Natyra.

Kolonat e gjata gjatë sezonës verore në pikën kufitare në Merdare kanë bërë që kjo pjesë të  mbulohet me mbeturina.

Ky është postimi i plotë i kësaj organizate në Facebook.

Neser (e diele) e pastrojme Merdaren!

Vullnetaret tane, neser nga ora 11:00 do fillojne aksionin per te e pastruar rrugen ne afersi te vendkalimit kufitar ne Merdare. Ju ftojme te na bashkoheni dhe ta bejme sa me masive pjesemarrjen.

Nisemi ne ora 10:00 nga zyret e tona ne Dardani ( per detaje na kontaktoni). Udhetimi ofrohet pa pagese nga Dita.

Pjese e aksionit eshte edhe kompania e pastrimit Natyra Shpk e cila do ofroj makinerine dhe puntoret e saj.

Nuk mund te lejojme qe pamje si kjo te vazhdojne ne vendin tone!

Ky aksion do i paraprij aksionit te madh te pastrimit te Kosoves qe do mbahet me 15 Shtator!