15:40 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Nesër përurohet objekti i ri i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë

Nesër në rrugën “Nakibe Kelmendi” në lagjen “Prishtina e Re”, do të përurohet objekti i ri i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, nesër nga ora 11:00 afër Pallatit të Drejtësisë do të bëhet prerja e shiritit të kësaj qendre, shkruan Indeksonline.

Në përurim do të marrin pjesë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar. /Indeksonline/