15:59 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Nesër pritet miratimi i ligjit për mësimdhënës (Foto)

Qeveria e Kosovës nesër do mbajë mbledhjen e radhës ku edhe do të miratojë ligjin për mësimdhënës.

Në mbledhjen që do mbahet nesër, pika e dytë e rendit të ditës do të jetët edhe: “Shqyrtimi i projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga vitit shkollo 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99″.

Kjo është pikërisht edhe njëra nga kërkesat e mësimdhënësve, e cila ishte edhe arsyeja që ata deri më tani kanë mbajtur greva të herë pas hershme.

Gjithashtu, duhet përkujtuar se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), i pat dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës se nëse nuk miratohet ky ligj, atëherë ata do hynin në grevë të përgjithshme më 13 prill”./Indeksonline/