17:52 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nesër Rusia mund të marrë udhëheqjen e Interpol-it, Kosovës i zvogëlohen gjasat për anëtarësim vitin e ardhshëm!

Kosova nuk arriti që të anëtarësohet në organizatën Interpol. Shteti i Kosovës nuk mori 2/3 e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar përderisa numri kundër i votave të marra ishte mjaft i madh.

Por kjo nuk është e gjitha. Nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it do të votohet për udhëheqësin e ri të kësaj organizate.

Pikërisht nesër në Interpol mund të rritet pushteti i presidentit rus Vladimir Putin. Është zyrtari i qeverisë së tij, Aleksander Prokopchuk, kandidati i cili mund të marrë udhëheqjen e Interpol-it, një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, newsweek, shkruan Indeksonline.

Kritikët thonë se vendosja e një rusi në krye të kësaj organizate, do t’i jepte Moskës një mënyrë të lehtë për të synuar kundërshtarët e saj politikë duke përdorur institucionet ndërkombëtare.

Të hënën, një grup i senatorëve, duke përfshirë Jeanne Shaheen (D-NH) dhe Marco Rubio (R-FL), i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump dhe asamblesë së përgjithshme të Interpol-it, që të kundërshtohet kandidatura e Prokopchuk. Të martën, Parlamenti i Lituanisë votoi njëzëri për të shqyrtuar tërheqjen nga organizata ndërkombëtare nëse ai merr këtë rol.

Ekspertët thonë se është veçanërisht e papërshtshme t’i jepet një zyrtar rus qasje e veçantë në informata që do të lejonin Moskën që të synojë kundërshtarët politikë dhe të zbulojë me të drejtat e njeriut.

Ekspertët tutje kanë deklaruar se Rusia dhe shtetet tjera autoritare kanë përdorur gjithnjë e më shumë institucionet ndërkombëtare për të shkuar pas armiqve të tyre dhe se kjo do të përkeqësohet edhe më shumë nëse një rus do të vendoset në krye të Interpol-it.

Kurse zyrtarët e Kremlinit janë përplasur së fundi me senatorët e SHBA-së për sipas tyre ndërhyrje në procesin zgjedhor të Interpol-it.  Madje nga Kremlini kanë mohuar një ndërhyje të mundshme, në mbylljen e konferencës vjetore të Interpol-it në Dubai.

Rusia padyshim ishte një ndër vendet që sot i tha jo-anëtarësimit të Kosovës në Interpol, kësisoj gjasat që Kosova të bëhet pjesë e Interpol-it nëse kandidohet sërish vitin tjetër janë edhe më të vogla nëse në krye të kësaj organizate vendoset rusi, Prokopchuk./Indeksonline/