11:37 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

New York–Londër për 3 orë, avioni supersonik niset më 2021

Më shumë se 50 vjet pas fluturimit të parë të avionëve “Concorde”, një lloj i ri avionësh supersonikë po bëhet gati për të nisur fluturimet, që do të lejojnë udhëtimin në distanca të gjata për pak orë.

Kompania amerikane “Start-up”, “Boom Supersonic” deklaroi se më 7 tetor do të ketë gati modelin “XB-1”, një version më i vogël i prototipit supersonik “Overture”.

Fluturimi i parë testues do të jetë gati në fillim të vitit 2021. “Ky është hapi i parë për rikthimin e fluturimit supersonik në botë”, tha Blake Scholl, themelues “CEO” i kompanisë me seli në Denver.

Kompania ka publikuar edhe pamje nga avioni eksperimental, i përshkruar si “avioni më i shpejtë privat në histori”, i ndërtuar 100% me karbon.

Para pandemisë, kompania kishte marrë porosi me vlerë rreth 6 miliardë dollarë. Një prej avionëve kushton 200 milionë dollarë. Nëse gjërat shkojnë sipas planit, avioni “Overture”, i cili do të ketë vend për deri në 75 persona, do të nisë fluturimet në vitin 2030.

Rrugët ajrore, që do të realizohen me të janë transoqeanike, si New York-Londër, që do të mund të bëhet për vetëm 3 orë e 15 minuta.