12:41 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

“New York Times” lëshon alarmin: Milani do përjashtohet nga Europa League!

New York Times lëshon alarmin. Milani jashtë Europa League! Është e bindur për këtë gazeta amerikane sipas të cilës UEFA do të ndëshkojë klubin kuqezi duke përjashtuar nga edicioni i ardhshëm i Europa League për çështjen e fair-play-it financiar.

Një goditje e rëndë kjo për kuqezinjtë që do të dëmtojë akoma edhe më shumë imazhin e tyre. Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet europiane, kuqezinjtë rrezikojnë shumë pasi mund të marin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme.

Nëse alarmi që lëshon New York Times rezulton të bëhet realitet, atëherë Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohet nga kompeticionet europiane. 7-herë kampionët e Europës pak ditën më parë dështuan për të disatën herë për të arritur një marrëveshje me UEFA-n për çështjen e fair play-it financiar.

Temat: