11:08 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

‘New York Times’ shkruan për Melinda Ademin, e rëndit krahas Rita Orës e Dua Lipas

Kosovarja Melinda Ademi e cila ka hyrë në skenën muzikore së fundmi, pavarësisht kohës së shkurtër në treg, ka arritur të bëj numër të madh të fansave dhe të marr vëmendjen e të tjerëve.

Për të ka shkruar edhe mediumi më i njohur amerikan ‘The New York Times’, duke e futur në mesin e 15 artistëve botërorë që duhet dëgjuar, transmeton Indeksonline.

NYT shkruan se përkundër popullsisë së vogël, Kosova luan një rol kryesor në skenën e muzikës pop, fal yjeve si Rita Ora e Dua Lipa.

Mediumi nis shkrimin me historinë e familjes së këngëtares kosovare, duke thënë se babai i Melindës u largua nga Kosova në vitet e ’90-ta, pasi nisi lufta me Serbinë, si pasojë e së cilës një numër i madh refugjatësh ikën nga vendi.

‘Melinda ka lindur në Gjermani, dhe ka jetuar atje derisa familja e saj fitoi të drejtën për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani në moshën 20 vjeçare (ndonëse asnjëherë nuk e ka zbuluar moshën e saj të saktë”, ajo ka  shkuar në Kosovë për të nisur karrierën e saj muzikore.

Ajo gjithmonë dëshironte të këndonte në ‘American Idol’ dhe e bëri një gjë të tillë, por kohëve të fundit ajo e pa vetën duke kënduar rap.

“Unë po përpiqesha të krijoj këngë, dhe kuptova se isha më tërheqëse për meloditë dhe tingujt shqiptare. Unë vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia për të ardhur këtu (në Kosovë)”, ka theksuar Ademi. /Indeksonline/