13:10 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Neymar: Do të dëshiroja të luaja me Hazardin, kemi stil të njejtë

Neymar ka folur për FOX Sports në lidhjet me polemikat që e kanë shoqëruar atë në vitet e fundit dhe me situatën aktuale në futboll.

Braziliani pohoi se kritikat e kanë shqetësuar atë pas pranisë së tij në karnavalin e Rio-s derisa po shërohej nga lëndimi.

“Ishte një ekzagjerim, unë mund të ecja dhe isha trajnuar për dy muaj, ajo që më dhemb më shumë është të shoh lojtarët që më kritikojnë”.

Kur u pyetën për shijet e tij të futbollit ai përmendi një lojtar me të cilin do të donte të ndante sulmin.

“Mendoj se Hazard. Ai është lojtar që është paksa më ndryshe, stili i tij i lojës është i ngjashëm me timin. Mendoj se do të funksiononte mirë”, ka thënë Neymar.

Ndryshe, sipas gazetave spanjolle, Hazard sezonin tjetër do të jetë pjesë e Real Madridit, klub ky i cili poashtu ka një kohë që kërkon Neymarin. /IndeksOnline/