17:35 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Neymar me probleme në këmbën e djathtë

Pas disa lëndimeve të vazhdueshme në këmbën e djathtë, mendohet se Neymari do vazhdojë të ketë probleme me këtë këmbë.

Këtë e bëri të ditur Eric Rolland i cili është drejtor i shërbimeve mjekësore në Paris Saint-Germain, i cili pohon se braziliani mund të vazhdojë të ketë probleme.

Sulmuesi e lëndoi përsëri këmbën e djathtë në shkurtë 2018 dhe në janar 2019, duke mos qenë kështu në gjendje të luaj në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/.