17:47 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Neymar në kontakt me yllin e Manchester United për një transferim të mundshëm

Neymar ka qenë në kontakt me super yllin e Manchester United, Paul Pogba për një transferim të mundshëm të tij në PSG, kur të hapet afati kalimtarë.

Pogba mund të largohet nga Manchester United pas ftohjes së marrdhënieve me Jose Mourinhon. Po ashtu braziliani dëshiron transferimin e francezit, transmeton Indeksonline.

Sipas “Goal”, Neymar e ka kontaktuar Pogban për ta pyetur se nesh dëshiron një kalim tek ekipi francez.

Në garë për fituesin e Kupës së Botës janë edhe ekipi i Barcelonës./Indeksonline/