10:32 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Neymar “probleme” me familje, udhëton në Brazil

Neymar i cili ishte i pezulluar për ndeshjen Parsi Saint Germain – Lille për shkak të kartonave të verdhë, udhëtoi për në Brazil me urgjencë.

Sipas mediave të huaja, ish-lojtari i Barcelonës ka bërë një udhëtim me urgjencë në Brazil, për shkak se kishte probleme familjare, transmeton IndeksOnline.

Ky udhëtim duket se do t’ia humb brazilianit ndeshjen kundër Strasburgut në kuadër të Kupës Franceze.

Kujtojmë se PSG-ja arriti që edhe pa Neymarin të fitonte kundër Lilles./IndeksOnline/