09:50 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Nga Beogradi thonë se Kosova e ka të sigurt ulësen në OKB

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dusan Janjiq, ka thënë se marrëveshja Serbi-Kosovë duhet të arrihet këtë vit, ose më së largu vitin tjetër, duke thënë se presidenti serb, Vuçiq vetëm e ka shtyrë procesin.

“Presidenti Vuçiq tani po bën dramë për t’u paraqitur si hero, e fyen dhe e frustron popullin, e se Kosova do të marrë ulëse në Kombet e Bashkuara e di qysh kur para 5 viteve në Bruksel, siç kishte thënë vetë, kishte fjetur në dysheme”, ka thënë Janiq për gazetën Vesti.

“Atëkohë vetëm e kishte shtyrë dhënien e ulëses për Kosovën në Kombet e Bashkuara, e këtë nuk do të mund ta bëjë më”, theksoi ai.

Janiq ka thënë se sipas informatave që vijnë nga qarqet e larta ndërkombëtare, Gjermania dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet sa më parë, deri në fund të këtij viti.

ShBA-të sipas tij, janë më tolerante, dhe si afat kanë dhënë 18 muaj prej fillimit të bisedimeve, e nëse propozimi i tyre pranohet kjo i bie të jetë viti 2019, shkruan Metro.

“Nëse kujtomë se bisedimet kornizat e bisedimeve janë përcaktuar në vitin 2013, pyetja ime ishte pse nuk e bëmë atëherë një plan veprimi, por pritëm që këtë të na e bëjnë ndërkombëtarët”, ndërsa theksoi se dilema më e madhe e qeverisë aktuale në Serbi është i të veprojë përballë dy opsioneve: Rusisë dhe Perëndimit.