”Nga Ismet baba, në Ismet bllablla” – zyrtari i Dritës i përgjigjet Munishit
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ishte i ftuar dje në një emision televiziv.
Në mesin e shumë pyetjeve, Munishi u pyetë edhe për ish-skuadrën e tij, Dritën.
Munishi ka thënë se nuk e sheh Dritën rivale për skuadrat si Feronikeli dhe Prishtina për titullin kampion, transmeton IndeksOnline.
Madje, Munishi tha se për t’i zënë Prishtinën dhe Feronikelin, Drita duhet t’i luajë katër apo pesë ndeshje më shumë.
E këto deklarata duket se nuk i kanë pëlqyer asapk drejtorit sportiv të Dritës, Fisnik Kërçeli.
Përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, Fisniku iu përgjigjë Munishit kështu: ”From Ismet BABA, to Ismet BLLABLLA”./IndeksOnline/