11:24 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga një amater, në mbrojtës te Atletico, njihuni me lojtarin që luan me syze te Atletico

Francisco Montero pritet të debutoi sot në La Liga me Atletico Madrid. Mbrojtësi 19 vjeçar debutoi me skuadrën spanjolle 10 ditë më parë në ndeshjen e kupës ndaj Sant Andreu.

Spanjolli që luan me syze ka lënë gjurmë që në debutim duke bindur Simeonen që t’i jap minutazhë më të madhe në secilën garë.

Karriera e tij si junior ka qenë e përcjellur me dështime pasi që në asnjë skuadër tek të rinjt nuk ka bindur.

Madje edhe te Atletico Madrid B pritet të largohej për shkak të performancave të dobta.

Por, Simeone ka vërejtur diçka tek ky futbollist dhe e ka angazhuar në skuadrën e parë.

Madje, Montero ka fituar kontratën e parë profesionale me Atleticon duke u blinduar te kjo skuadër deri në vitin 2021./Indeksonline/