14:21 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Që nga sot mund t’i ngisni biçikletat nga parku “Germia” deri te Liqeni i Badocit

Komuna e Prishtinës ka një lajm të mirë për adhuruesit e natyrës dhe sportit, shkruan Indeksonline.

Nga e premtja ata do të kenë mundësinë të ecin, vrapojnë e t’i ngasin biçikletat nëpër shtegun që lidh parkun “Gërmia” me “Pyllin e arinjve” e Liqenin e Badocit.

Në njoftimin e komunës thuhet se revitalizimi dhe shenjëzimi i shtegut të gjatë prej 5.5 km gjatësi është bërë në bashkëpunim me klubin alpin “Prishtina” dhe është financuar nga projekti i ADA/RESI.

Parku “Gërmia” me 1949 hektarë, ka florë ?? e faunë të pasur, ajër të pastër dhe është vend ideal për shumë sporte dhe shëtitje ??në çdo stinë, në natyrën e bukur që e ka”./Indeksonline/