09:57 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ngacmohet seksualisht nga një mashkull, e denoncon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga Fushë Kosova ka raportuar që një mashkull po e ngacmonte seksualisht.

“Viktima femër K/Shqiptare deklaron se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima dhe i dyshuari janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/