17:27 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Ngadalë beg se ka hendek”, Bayerni shokohet nga Hoffenheim

Hoffenheim e ka shokuar Bayernin në ndeshjen e javës së dytë të Bundesligës.

Bavarezët që vinin pas triumfit në Superkupën e Evropës janë mposhtur nga Hoffenheim me rezultat 4-1.

Golat për vendasit i shënuan Bicakcic (16′), Dabbur (24′) dhe du Kramaric (77′ dhe 90+1), shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm për Bayernin e shënoi Joshua Kimich në minutën e 36-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Hoffenheim grumbullon gjashtë pikë derisa Bayerni mbetet në kuotën e tri pikëve.

Kjo është humba e parë e Bayernit pas 29 ndeshjesh dhe 24 fitoresh radhazi. /IndeksOnline/