75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ngushëllimi prekës i Haradinajt për aktorin Blerim Peci

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është prekur nga lajmi që ka marrë për vdekjen e hershme të artistit, Blerim Peci.

Haradinaj me këtë rast ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta më të dashurëve të të ndjerit, transmeton ‘Indeksonline’.

Ai po ashtu ka theksuar se ikja e hershme e komedianit simpatik, dëshmon se vërtet jeta është e brishtë.

“Ndonëse ai tërë jetën e tij e kishte përballuar dhe sfiduar atë përmes humorit të hollë!”, ka thënë ndër të tjerash Haradinaj.

Postimi i plotë  i Haradinajt:

I prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të artistit Blerim Peci, u shpreh ngushellime më të dashurve të tij, miqve dhe komunitetit të artistëve.

Ikja e hershme Blerimit, komedianit simpatik, dëshmon se sa e brishtë është jeta, ndonëse ai tërë jetën e tij e kishte përballuar dhe sfiduar atë përmes humorit të hollë!

Pusho në paqen e përjetshme Blerim!./Indeksonline/