09:32 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra do të martohen vitin e ardhshëm

Çifti më i komentuar i kohëve të fundit për shkak të dallimit në moshë do të martohen vitin e ardhshëm.

Priyanka dhe Nick u fejuan gjatë këtij viti por kjo lidhje e tyre u komentua shumë përshkak se aktorja indiane është 10 vite më e madhe se këngëtari, transmeton Indeksonline.

Dyshja duket se nuk janë duke dashur të humbin kohë dhe dashurin e tyre ta kurorëzojnë me martesë. Sipas një burimi të brendshëm që ka folur për Entertainment Tonight ka thënë se aktorja ka filluar planet për martesë dhe dita e madhe e saj do të zhvillohet vitin e ardhshëm./Indeksonline/