Nicki Minaj dhe Cardi B bëjnë ‘armëpushim’ pas përleshjeve në Instagram
Reperet Nicki Minaj dhe Cardi B kanë vendosur të bëjnë armëpushim një ditë pas përleshjeve përmes statuseve në Instagram.
Të dyja reperet kanë vazhduar të thumbojnë njëra tjetrën që nga koha kur ato u përleshen edhe fizikisht në javën e modës në Nju Jork, shkruan Indeksonline.
Dyshja e famshme kanë ndërruar disa fjalë të rënda përmes rrjeteve sociale duke akuzuar njëra tjetrën për gënjeshtrat të adresuara në emër të njëra tjetrës e që ka vazhduar të ashpërsojnë rivalitetin e tyre edhe më shumë.
Por, gjatë mbrëmjes së kaluar ato të dyja kanë befasuar duke dërguar një mesazh pozitive. Nicki ka publikuar një status në të cilin kërkonte që të fokusoheshin në gjëra pozitive duke premtuar që nuk do të merrej më me një gjë të tillë.
“Në rregull njerëz, le të fokusohemi në gjëra pozitive që tani e tutje. Ne jemi aq të bekuar. E di që kjo është një gjë argëtuese për shumë njerëz por nuk do të diskutojë për gjëra të tilla më. Faleminderit për përkrahjen që ma jepni” ka shkruar Nicki.
Më vonë Cardi ka postuar të njëjtën status të Nickit, ku ka kërkuar të njëjtën gjë nga fansat./Indeksonline/