15:33 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nikli nuk arrinë ta shfrytëzojë gabimin e Prishtinës, barazon në Gjilan

Ka përfunduar kryendeshja e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, Drita ka barazuar me Feronikelin.

Skuadra e Shpëtim Duros ia ka dalur që t’i ndalë drenicasit me rezultat, 1-1, transmeton IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët pas golit me kokë të Lapidar Lladrovcit në minutën e 41-të.

Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 69-të pas golit të Bujar Shabanit.

Kështu, Feronikeli nuk arriti ta shfrytëzojë gabimin e Prishtinës të bërë në Ferizaj, ku barazoi pa gola./IndeksOnline/