16:25 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Nikli” reagon pas humbjes nga Prishtina, mposhtë Ferizajn

Feronikeli ka shënuar fitore në duel me Ferizajn, me rezultat 2:0, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 15-të në Superligë, që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli kaloi në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë me golin e sulmuesit Kastriot Rexha.

Ndërkaq, epërsinë në 2:0 e shtoi Artur Magani, në minutën e 34-t, që në fund doli të ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Kësisoj, skuadra e Zekirija Ramadani tani e ka ngushtuar në një pikë epërsinë e Prishtinës, ku kjo e fundit mbetet në krye të tabelës me 36 pikë.

Ndërkaq Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 14 pikë./IndeksOnline/