08:30 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Ninxha” humbi një dhëmb ndaj Milanit

Mbrëmje për t’u harruar ajo e të dielës në Olimpico për Radja Nainggolan, për përveç humbjes së Romës ndaj Milanit duhet t’i bëjë llogaritë edhe me një dhëmb të humbur  pas përplasjes së ashpër me mesfushorin e kuqezinjëve Franck Kessie.

Belgu i cili u prezantua në fushë me look të ri, në pjesën e parë mori një goditje të fortë duke thyer edhe një dhëmb, megjithatë Nainggolan nuk u tërhoq por vazhdoi lojën për t’u zëvendësuar nga Dzeko në minutën e 64-t./IndeksOnline/