Nis gjykimi ndaj kompanisë belge që eksportoi mish në Kosovë
Sot në Gjykatën Antwerp të Belgjikës ka nisur procesi gjyqësor kundër kompanisë se mishit “Vanlommel” e cila transportoi mish në Kosovë.
Kompania po ndiqet penalisht për shkelje të rregullave të higjienës dhe për dërgimin e një grumbulli të mishit të skaduar në Kosovë, por pa qëllime mashtruese.
Në verën e vitit 2017, autoritetet e Kosovës kapën një peshë të mishit të ngrirë nga kompania Vanlommel në Olen.
Sasia e mishit të kapur ishte rreth njëzet ton, ku data e skadencës kishte skaduar rreth tre javë para se të kapej mishi.
Sipas kompanisë, ishte një gabim njerëzor: të dy paletat ishin të destinuara për industrinë e ushqimit të kafshëve dhe u dërguan gabimisht.
Agjencia e Ushqimit FASFC konfirmoi se nuk kishte indikacione për mashtrime të qëllimshëm. Kompania kosovare që pranoi mishin ishte gjithashtu e përfshirë në skandalin rreth thertores Veviba në Bastogne.