10:41 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit për Tribunalin e gjenocidit serb

Kuvendi i Kosovës me gjysmë ore vonesë ka nisur seancën e sotme plenare, në të cilën në rend dite është  propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.

Në fjalën hyrëse, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se një numër i deputetëve kanë shkuar në Prizren në nder të Ukshin Hotit dhe nuk janë të gjithë në sallë, raporton Indeksonline.

Për këtë arsye, Veseli ka thënë se në ora 14:00 kur deputetët të kthehen në Kuvend do të shkohet me votim.

Derisa tani do të mbahen vetëm deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. /Indeksonline/