15:08 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, arrijnë edhe deputetët e Vetëvendosjes (Video/Foto)

(I plotësuar, 15:15)-Seanca e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar që të fillojë në ora 15:00, tashmë ka nisur.

Në sallën e Paraventit të Kosovës kanë arritur edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët para pak minutave nuk ishin asnjë prezent, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që këta të fundit janë shprehur kundër votimit të Projektbuxhetit për vitin 2018.

 

Mblidhen deputetët në Kuvend, mungon Vetëvendosja [Foto]

…………………………………….

Kuvendi i Kosovës pas pak pritet të fillojë seancën ku në rend dite ka votimin e Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, raporton Indeksonline.

Në sallë tanimë janë deputetët e pozitës, ndërsa nga opozita janë deputetët e LDK-së por jo edhe ata të Levizjes Vetëvendosje.  Nga ky subjekt politik deri tash kanë ardhur vetëm deputeti Adem Mikullovci dhe Ali Lajçi.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/