14:46 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nis takimi i liderëve kosovarë dhe delegacionit të BE-së

Në zyrën e Presidenti të Kosovës Hashim Thaçi ka arritur tashmë delegacioni më i lartë i Bashkimit Europian. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bashkë me Komisionerin për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini janë në takim me  presidentin, Hashim Thaci, kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim është i mbyllur për media derisa sipas agjendës, presidenti i Komisionit Evropian do të mbajë konferencë për media bashkë me presidentin kosovar.

Pas kësaj konference pritet që Juncker të ketë takim me qytetarë në “Bibliotekën Kombëtare”. /Indeksonline/