11:44 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Nis takimi i Thaçit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së (Foto)

Ka nisur takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian.

Për këtë takim, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar dje për në Sofje, me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, transmeton Indeksonline.

Thaçi mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Borisov teksa pritet të zhvillojë edhe takime të tjera bilaterale me krerët shtetërorë të Ballkanit Perëndimor./indeksonline/