09:41 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nis takimi Mogherini-Thaçi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka pritur sot herët në zyrën e saj delegacionin kosovar për bisedime me Serbinë të kryesuar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Akoma nuk dihet agjenda e takimit që zhvillohet me ndërmjetësimin e kryediplomates evropiane, Mogherini.

Kjo e fundit ditë më parë ka thënë se do të vazhdojnë me bisedime edhe pse mund të jenë të vështira, por do të jenë rreth arritjes së një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore./Indeksonline/