19:29 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Nis takimi Mogherini-Vuçiq në Beograd

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini po qëndron sonte në Beograd.

Ajo nga ora 19:00, ka nisur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Ky takim vije pas arrestimit të djeshëm të shefit të Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, I cili kishte hyr ilegalisht në Kosovë.

Pas  ngjarjeve të fundit, Ivica Dacic mblodhi sot në një takim ambasadorët dhe shefat e misioneve ndërkombëtare, të cilëve ua prezantoi dokumentacionin e plotë mbi incidentin. /Indeksonline/