12:14 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nis takimi midis krerëve të VV-së dhe LDK-së

Ka filluar takimi në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti,  kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidates së kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Takimi po zhvillohet në një nga restorantet e Prishtinës, ndërsa tema kryesore e diskutimit do të jetë lidhja e koalicionit bashkëqeverisës, raporton Indeksonline.

Pak para hyrjes në takim kreu i VV-së, Albin Kurti deklaroi se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

Liderët e këtyre dy subjekteve kanë paralajmëruar këtë takim një ditë më parë, ndërsa sipas tyre sot nuk do të flitet për ndarjen e posteve, mirëpo vetëm për koalicionin e mundshëm./Indeksonline/