75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 05 Maj 2026 / P M

Nis verifikimi i dokumentacionit për gurthyesit në vend

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vend, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor.

Sipas saj, ky proces synon verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga ana e operatorëve, me qëllim garantimin e standardeve më të larta në funksionimin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe të jetës së qytetarëve.