16:47 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nisin hetimet për zhdukjen e shefit të Interpool-it

Meng Hongwei, kreu kinez i agjencisë së Interpol është zhdukur pa lënë gjurmë prej një jave.

Familja e tij thotë se nuk asnjë lajm nga ai pasi Meng Hongwei u largua nga selia e Interpol në qytetin e Lionit në Francë për të udhëtuar drejt Kinës.

“Ai nuk u zhduk në Francë”, tha për AFP një hetues i policisë franceze.

Në Francë ka nisur një hetim për këtë çështje, pasi bashkëshortja e kreut të Interpol raportoi në polici se burri i saj është zhdukur. Meng Hongwei u zgjodh President i Interpolit para dy vitesh. Ai është një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë.

Para se të merrte detyrën në Interpol, Meng ka qenë zv/ministër për sigurinë publike në Kinë.