NISMA bën homazhe në Gllogjan, Limaj vlerëson lartë veprën e Luan Haradinajt
Nisma Socialdemokrate ka bërë homazhe në Gllogjan në 22-vjetorin e rënies të heroit të Kombit, Luan Haradinaj.
Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se Luani ka qenë bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Me luftën dhe veprën e tij, Limaj thotë se ai ka motivuar qindra-mijëra ushtarë të UCK-së.
“Vepra dhe sakrifica e Luanit dhe dëshmorëve tjerë të UCK-së janë gurthemeli i lirisë së Kosovës. Dita e sotme përkon edhe me ditëlindjen e një prej patriotëve të shquar të Kombit, Ismail Haradinaj”, ka thënë Limaj.
Pas homazheve, Limaj bashkë me deputetë dhe ministra nga radhët e Nismës është pritur nga ana e kryeministri në kullën e Haradinajve.