14:16 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

NISMA e konfirmon: Po, do të marrim pjesë në seancën e opozitës

Nisma Social Demokrate ka marrë vendim që të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të partisë së Fatmir Limajt, Bilall Sherifi ka konfirmuar për “Indeksonline” se subjekti i tyre do të jetë pjesë e seancës.

“Nisma merr pjesë në seancën. Do ta thotë gjithë ata çka ka me thënë në seancë e ftuar nga 40 deputetë për çështje”, është shprehur ai.

Ndryshe, në orën 14:00 prite të nis seanca e ftuar nga pozita rreth krijimit të Ekipit të Unitetit, i formuar nga Qeveria e Republikës. /Indeksonline/