21:20 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

NISMA vazhdon të shtrihet në Gjakovë

Nisma Socialdemokrate po vazhdon fuqishëm të shtrihet në qytetin e Gjakovës.

Në kuadër të aktiviteteve politike Nisma Socialdemokrate po vazhdon shtrirjen e saj në tërë territorin e Kosovës, ku sot në Gjakovë ka themeluar edhe tri nëndegë të reja.

NISMA ka themeluar nëndegën në bashkësinë lokale nr.7 në Gjakovë, në fshatin Damjan dhe në fshatin Dardani.

Në bashkësinë lokale nr.7 në Gjakovë, kryetare e nëndegës u zgjodh Fjorda Rudi, ndërsa Valon Pnishi u zgjodh kryetar në fshatin Damjan dhe Nexhat Rama u zgjodh kryetar në fshatin Dardani.

Në themelimin e këtyre nëndegëve morën pjesë deputeti nga NISMA, Haxhi Shala, zv/ministri i MPMS-së Çerkin Dukolli, dhe Fazli Hoxha kryetar i degës së NISMËS në Gjakovë.

Deputeti Shala, zv ministri Dukolli dhe kryetari Hoxha uruan për themelimin e këtyre nëndegëve, ata folën për programin politik të Nismës Socialdemokrate, për shtrirjen politike të NISMËS në terren si dhe për angazhimet që po bënë kjo parti politike në të mirë të qytetarëve të vendit.