15:53 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Nissan GT-R bëhet “me krahë”

Gara me ngjitje në kodra kërkon përshpejtim dhe forcë shtytëse në makina.

Shembull perfekt është kjo punë që është bërë në këtë Nissan GT-R nga ekipi Franco Scribante Racing, makinë kjo që do të konkurrojë Jaguar Simola Hillclimb në Afrikën e Jugut, shkruan IndeksOnline.

Kjo “bishë” mban një krah në madh në pjesën e përparme dhe një ndarës të ngjashëm masiv poshtë saj. Poashtu në pjesën e pasme është një difuzer i madh.

Në shpejtësi të lartë, këto pajisje kolosale aerodinamike thuhet se e bëjnë atë me forcë shtytëse më të madhe se sa makina peshon, kështu që fërkimi në rrugë nuk duket të jetë problem.

Ndërsa pjesa tjetër e jashtme duket si një GT-R, të gjitha panelet tani janë me fibra karboni për kursimin e peshës.

Ekipi nuk dëshiron të diskutojë shumë në lidhje për motorin e makinës, por motori supozohet se gjeneron rreth 1,600 kuajfuqi.

Për më shumë informacion, shikoni videon më poshtë që përfshin një pasqyrë të GT-R dhe intervista me anëtarët kryesorë të ekipit. /IndeksOnline/