19:14 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Nissan prezanton: tavolinën, jastëkët dhe papuçet vetë-parkuese

Kompania japone e automjeteve Nissan ka habitur të gjithë me sistemin e tyre të ri teknologjik.

Nissan po zbaton teknologjinë e tyre të re ProPILOT, për të kryer detyra tjera që tradicionalisht kryhen nga shërbëtorët.

Nissan ka pajisur një han ( hotel ) japonez, me një mori sistemesh të reja, duke filluar nga papuçet vetë-parkuese, tavolinat dhe jastekët për mysafirët.

Kur mysafirët mbajnë papuçet rreth shtëpisë, ato përdoren si çdo papuçe tjetër. Ato janë të buta, parandalojnë ftohjen e gishtave nga të ftohtit dhe ju bëjnë të ndiheni më rehat. Por kur papuçet nuk jeni duke i përdorur më, ato automatikisht kthehen në vendin e tyre të mëparshëm me prekjen e një butoni.

ProPILOT Park detekton objektet në të gjithë makinën dhe lejon shoferët të parkojnë automjetin automatikisht në një hapësirë të zgjedhur me shtypjen e një butoni. Nissan lëshoi një video interesante ku shihen papuçet duke shkuar në vendin e tyre të caktuar, jastëkët në lëvizje dhe tavolinat që vinin në qendër të dhomave. /IndeksOnline/