Nivokazi i rikthehet golave, shënon në fitoren e Sionit
Skuadra e Sionit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Grasshoppersit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Zvicrës.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi, shkruan Indeksonline
Nivokazi shënoi gol në minutën e 3’të.
26-vjeçari shënoi golin e tij të 12-të në ligë këtë sezon.
Paraqitje pozitive bëri edhe mbrojtësi tjetër nga Kosova, Kreshnik Hajrizi.
Ai u vlerësua me notën 7.8 në sajtin “Flashscore”./Indeksonline/

