14:11 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një apel i Ismal Qemalit për fatin e konsullit Oscar Prohaska (“Neue Freie Presse”, nëntor 1912)

Ismail Qemaili, me tu kthyer në Vjenë, pas takimeve që kishte pasur në  Budapesti  me personalitete politike shqiptare dhe evropiane,  me 19 nëntor 1912 e kishte shprehur qëndrimin e tij lidhur me incidentin e autoriteteve ushtarake serbe me konsullin austro-hungarez në Prizren, Oscar Prohaska, të cilin e akuzonin dhe më vonë e dëbuan me akuzën se ishte vënë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës dhe se i kishte nxitur ata për rezistencë ndaj depërtimit të ushtrisë pushtuese serbe në Prizren.

Në apelin e Ismail Qemailit, të botuar në gazetën “Neu Freie Presse”, në nëntor 1912, mes të tjerash, thuhej:

Serbët e kanë izoluar nga bota konsullin Oscar Prohaska në mënyrë që bota të mos kuptojë përmes tij se me çfarë mizorie ata u kanë sjellë shqiptarëve. Unë apelojë që në tërë botën e civilizuar, që sa më parë që të jetë e mundur, të ndërmerret gjithiçka për mbrojtjen e shqiptarëve.

Serbët nuk kanë as më të voglën të drejtë që në dëm tonin të qëndrojnë/pushtonin Adriatikun. Populli ynë ka vuajtur shumë gjatë kohërave të kaluara.

Evropa nuk guxon që tani të shikoj duar kryq se si ata do të shkatërrohen sistematikisht nga serbët.”

Çështja Prochaska bënte pjesë në vargun e incidenteve dhe konflikteve ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Serbisë, që kishin për synim zgjerimin e influencës në rajonin e Ballkanit një shekull më parë. Rasti Prochaska shpërfaq thellësinë dhe rivalitetin austro-hungarez dhe atë serb, që vetëm një vit e gjysmë më vonë kulmoi me luftë botërore. Kur ushtria serbe pushtoi Prizrenin në tetor 1912, konsulli Prohaska u ofroi ndihmë civilëve shqiptarë që i iknin përndjekjes dhe vrasjeve mizore të trupave serbe. Ky ishte në shkas i mirë që autoritetet ushtarake serbe me në krye gjeneralin Bozho Jankoviq për ta filluar një fushatë të egër kundër konsullit austro-hungarez, Oscar Prohaska. Qarqet serbe pohonin se konsulli Prohaskam jo vetëm se u ka bërë thirrje shqiptarëve për luftë kundër marshimit të trupave serbe, por edhe nga qëlluar mbi me armë kundër tyre.

 

 

 

Shkruan:

Sylë Ukshini

 

Temat: