13:06 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

Një brune si Leonora, mahnit me paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, vazhdon të na mahnitë me bukurinë e saj.

Me gjithë vitet, ajo po qëndron në topformë si nga pamja, po ashtu edhe nga linjat trupore, shkruan Indeksonline.

Shpesh kemi parë nga ajo duke bërë eksperimente të shumta në paraqitje, me të cilat gjithmonë duket bukur.

Ishte Sellma ajo e cila publikoi një imazh të Leonorës, e cila ka pozuar si brune me flokë të gjatë, duke e shoqëruar me grim të rëndë.

Nga bukuria e saj, ajo kujdeset të na lërë pa fjalë./Indeksonline/