75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 14 Prill 2026 / OSH

Një burrë i pasur varroset pranë një “Mercedesi” me vlerë 130,000 euro

Obsesioni me makinat nuk njeh kufij dhe shembulli më i fundit vjen nga provinca kineze Liaoning, ku u mbajt një funeral i çuditshëm për një magnat vendës.

Pranë varrit të tij, një ekskavator varrosi në një gropë një “Mercedes-Benz” S450L të zi me vlerë rreth 130,000 euro.

Së bashku me një hark të kuq në të gjithë makinën, vëmendjen e tërhoqi edhe një targë e personalizuar “8888”, e cila sipas mediave lokale kushton rreth 12,000 euro.

Numri 8 konsiderohet simbol i pasurisë dhe fatit në Kinë.

Pasi varrimi i paprecedent u bë viral në Internet, autoritetet lokale nisën një hetim sepse varrosja e makinave në tokë është e paligjshme. /Indeksonline/