20:45 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Një burrë i vë flakën vetes pranë Shtëpisë së Bardhë

Një burrë i paidentifikuar i ka vendosur flakën vetes sot para kalimtarëve në Parkun Ellipse në Uashington, pranë Shtëpisë së Bardhë, thanë zyrtarët.

Departamenti i Zjarrfikësve në Uashington konfirmoi për CNBC se një pacient me djegie ishte transportuar nga Parku Elips.

Zëdhënësi i Shërbimit sekret të SHBA, Jeffrey Adams tha se sigurimi në Shtëpinë e Bardhë “ka reaguar brenda sekondës”.

Sipas Adams, një burrë u transportua në spital dhe zyrtarët ende nuk kanë informacion për shëndetin e tij.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidle tha se nuk dëshiron të komentojë ngjarjen.

Parku Ellipse ndodhet në jug të Shtëpisë së Bardhë, në zemër të Uashingtonit.