10:05 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Një formacion i plotë! Shqiptarët që do të luajnë në EURO20

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e një nga kompeticionet më të dashura për tifozët e futbollit – ai i Kampionatit Europian ‘EURO20’.

Dy Kombëtaret shqiptare të futbollit, Kosova dhe Shqipëria dështuan të kualifikoheshin edhe pse ‘Dardanët’ ishin afër, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, shqiptarët nuk do të mungojnë as në këtë kampionat. Madje një numër i madh do të marrin pjesë edhe pse jo me vendlindjet e tyre.

Te Kombëtarja e Maqedonisë do të luajnë shtatë shqiptarë, në mesin e tyre edhe Elif Elmas – që shpesh ka ditur ta mohoj kombësinë shqiptare, megjithatë historia e tij familjare tregon shumë.

Lista e futbollistëve shqiptarë në Maqedoni:

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani dhe Elif Elmas

Te Zvicra, tashmë jemi mësuar që një kohë të gjatë – kjo kombëtare pa shqiptarët ‘s’ka të gjallë’.

Edhe pse nuk është lista e plotë, dhe mund të ketë ndryshime nga trajneri Vladimir Petkovic – momentalisht te Helvetikët janë katër shqiptarë, në mesin e tyre edhe njeriu që i tha ‘PO’ Kosovës – Andi Zeqiri

Lista e futbollistëve shqiptarë në Zvicër:

Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri

Kombëtarja e Maqedonisë në grupin e EURO ka këto shtete: Austrinë, Ukrainën dhe Holandën.

Kurse Zvicra: Uellsin, Italinë dhe Turqinë./IndeksOnline/