21:48 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një gol në dy ndeshje, përfundojnë pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që po zhvillohen nga ora 21:00.

Në Wanda Metropolitano, Atletico Madrid po fiton me rezultat minimal kundër kampionëve në fuqi.

Golin e vetëm për madrilenët e shënoi Saul në minutën e pestë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në Signal Iduna Park rrjetat mbetën të pa prekura edhe pas 45 minutash.

Dortmund dhe PSG nuk arritën të shënojnë në pjeën e parë. /IndeksOnline/