21:35 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Një Golf R me 400 kuajfuqi për policinë gjermane [Foto]

Ndoshta më shumë se shumica e vendeve tjera, policia në Gjermani ka nevojë për automjete të afta ndjekëse, pasiqë është vendi mëmë i veturave si Audi , Mercedes-Benz, BMW , VW etj.

Sidoqoftë, ky shtet nuk shpenzon si Dubai për të blerë flotë super-veturash të llojit Bugatti, Lamborghini apo Mercedes-AMG GT. Pra, çfarë kanë bërë?

Me ndihmën e kompanisë Oettenger, ata janë pajisur me një Volkswagen Golf R, i cili u prezantua disa javë më parë në Essen Motor Show, i veshur me gjitha pajisjet e policisë.

Kjo përfshin dritat ndezëse në çati dhe në digën e ajrit, ngjyrë të kaltër të bardhë dhe neon të verdhë, gjitha këto të kombinuara me fjalën “Polizei”.

Oettinger ka modifikuar veturën me një motor 2.0 litërsh turbo me një standart nga 310 në 400 kuajfuqi. Kjo veturë startin 0-100 km/orë e arrin për 3,6 sekonda.

Këto vetura pritet të patrullojnë në autostradat gjermane./IndeksOnline/