Një grua amerikane ka financuar ISIS-in me Bitcoin
Një grua pakistanezo-amerikane e ka pranuar sot në gjykatë se ka qenë financuese e ISIS me anë të Bitcoin. Zoobia Shahnaz, 27 vjeçare, banore e New Yorkut ka thënë para Gjykatës Federale se ka përdorur karta krediti me anë të cilave ka blerë më shumë se 62 mijë dollarë Bitcoin.
Aktivitetet e saj kriminale datojnë në mars të vitit 2017, kur ajo filloi të përdiste Chase Bank, TD Bank, American Express dhe Discover për të kryer mashtrime me kartë krediti dhe kredi për të mbledhur fonde – të cilat më vonë u përdorën për të blerë bitcoin dhe kriptovaluta tjera.
Në gjykatë ajo ka pranuar se ka mashtruar me 150 mijë dollarë tatime duke përdorur korporatat e Shell në Kinë, Pakistan e Turqi./Indeksonline/