12:11 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një gruaje i vidhet çanta me euro dhe dinarë

Në Mitrovicë një gruaje i është vjedhur çanta në të cilën ka deklaruar se kishte para.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Ivo Lola Ribar”, në Mitrovicë mbrëmë ku ankuesja e nacionalitetit serb ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur çanta në të cilën kishte euro dhe dinarë para të gatshme, si dhe dokumentet e saja personale.

Rasti nën hetime.