11:08 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një i vdekur nga përleshja e mbrëmshme në mes dy familjeve në Kumanovë

Si pasojë e përplasjeve me armë zjarri mes dy familjeve, ka mbetur një i vrarë dhe disa shqiptarë të plagosur në Kumanovë të Maqedonisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen kaluar në rrugën “Tode Mendoll”, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.

Mësohet se F. L., 61 vjeç dhe V. L., 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të V. M., XH. M., R. M., dhe M. M., të cilët janë plagosur dhe dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se emri i te vdekurit është Vehbi Maksuti, 48 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarje, por forca policie vijojnë hetimet.

Temat: